Bekim Sali flet mbi rëndësinë historike të Marrëveshjes së Ohrit në Dublin

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka marrë pjesë në një diskutim në Institutin për Çështje Ndërkombëtare dhe Evropiane (IIEA) në Dublin, ku ka folur për rëndësinë historike të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, në 25-vjetorin e saj.

Sali theksoi se Marrëveshja e Ohrit dëshmoi se dialogu dhe kompromisi politik mund ta zëvendësojnë konfliktin me një të ardhme të përbashkët.

“Sot, 25 vite më vonë, sfida jonë është që barazia, përfaqësimi i drejtë dhe respektimi i identiteteve të jenë realitet i përditshëm për çdo qytetar”, thekson Sali.

Duke iu referuar përvojës së Irlandës me Marrëveshjen e së Premtes së Mirë, ai nënvizoi se paqja nuk përfundon me nënshkrimin e një marrëveshjeje, por kërkon besim, institucione të drejta dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Sipas Salit, e ardhmja evropiane ndërtohet mbi vlerat e barazisë, demokracisë dhe respektit të ndërsjellë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button