Detaje të reja nga aksioni: Operacionet e syve i paguanin dy herë, edhe pacientët, edhe Fondi i Shëndetësisë

Ish-direktori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FZOM), Den Donçev, së bashku me punonjës të kësaj institucioni dhe punonjës të një spitali privat, janë nën hetim për dyshime për abuzime që vlerësohen në disa milionë euro.

Sipas informacioneve fillestare dhe ende jozyrtare, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po kryen aktualisht kontrolle në dhjetëra lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, me dyshime për disa vepra penale si abuzim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare, veprim i pakujdesshëm në detyrë, mashtrim dhe pastrim parash.

Sipas të njëjtave burime, dëmi ndaj buxhetit tejkalon 1,5 milionë euro, ndërsa përfitimi i kundërligjshëm material për spitalin vlerësohet rreth 4 milionë euro. Të dëmtuar janë edhe një numër i madh pacientësh që janë trajtuar në spital. Sot në mëngjes, Ministri i Shëndetësisë shpjegoi se bëhet fjalë për një spital oftalmologjik që i ngarkonte dy herë operacionet e syve. Ata ngarkonin njëkohësisht edhe pacientët, edhe Fondin e Shëndetësisë.

Deri në këtë moment, MPB ka konfirmuar vetëm aksionin, pa dhënë shumë detaje.

“Punonjës policorë të Departamentit për luftën kundër krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së po kryejnë kontrolle në disa lokacione në të gjithë vendin, në koordinim me prokurorinë kompetente të Prokurorisë Publike për Krime të Rënda dhe të Organizuara, në kuadër të një procesi hetimor për abuzime financiare në një pjesë të shëndetësisë. Pas përfundimit të plotë të aksionit do ta informojmë siç duhet opinionin publik” – thuhet në njoftimin e shkurtër të MPB-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button