Helikopter i EUFOR-it rrëzohet në Bosnjë e Hercegovinë, 3 të vdekur dhe 12 të lënduar

Tre persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë lënduar pasi një helikopter ushtarak i Forcës së Bashkimit Evropian (EUFOR) është rrëzuar në Brçko, në veri të Bosnjë e Hercegovinës, transmeton Anadolu.
Jasmin Mehanoviq, drejtor i Qendrës Shëndetësore në Brçko, u tha gazetarëve se njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje të rrezikshme për jetën.
EUFOR-i bëri të ditur në një deklaratë se një nga mjetet e tij ajrore është rrëzuar gjatë një operacioni rutinë në rajonin e Brçkos.
Policia, zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës mjekësore janë dërguar në vendin e ngjarjes. Zona është siguruar, ndërsa pamjet e publikuara nga mediat tregojnë helikopterin e shkatërruar.
Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur se sa persona ndodheshin në helikopter, si dhe identitetet dhe shtetësitë e personave që kanë humbur jetën.



