8 ditë paraburgim për shqiptarët që grisën flamurin e shtetit

Gjykatësi në procedurën paraprake ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh për tre persona që akuzohen se kanë dëmtuar flamurin e Maqedonisë. Vendimi është arsyetuar me “rrezikun e arratisjes dhe mundësinë e përsëritjes së veprës”.

Të ndaluarit dyshohen për kryerjen e veprës penale sipas nenit 319, paragrafi 1 të Kodit Penal, lidhur me ngjarjet e djeshme ku u dëmtuan simbolet kombëtare dhe flamuri shtetëror.

Sot pasdite, të dyshuarit janë shoqëruar nga policia për në Gjykatën Penale.

Ministri Pançe Toshkovski sot tha se është arrestuar edhe personi që grisi flamurin e Maqedonisë si dhe tre të tjerë që e ndihmuan në kryerjen e veprës penale, ndërsa tashmë është publikuar edhe fotografia e tij në stacionin e policisë, pas arrestimit.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, për vepër të tillë është paraparë dënim me burg prej pesë vjetësh.

Ndërkohë kanë filluar të qarkullojnë pamje në të cilat duken huliganë maqedonas, si dhe një polic duke djegur dhe hedhur flamurin kombëtar shqiptar, ndërsa nuk ka ende një përgjigje institucionale për këto akte.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button