Turqia e nis keq Botërorin, mposhtet nga Australia

Turqia ka pësuar humbje nga Australia në ndeshjen e parë të Grupit D në Kupën e Botës në futboll që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Australianët, të cilët u mbrojtën me sukses gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, realizuan përmes Nestory Irankundas dhe Conor Metcalfe për fitoren 2:0.
Irakunda shënoi në minutën e 27-të, kurse Metcalfe në minutën e 75-të.
Në këtë grup, tani prijnë SHBA-ja dhe Australia, pas fitoreve në ndeshjet e para. Përveç Turqisë, pjesë e grupit është edhe Paraguai.



