Mexhiti: Premtuam pishinën e re në Çair, investimi rreth 1 milion euro

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se po vazhdojnë sipas planit punimet për ndërtimin e pishinës së re në shkollën “7 Marsi”, projekt që, sipas tij, kap vlerën e rreth 1 milion eurove.

Mexhiti ka vizituar sot vendpunishten për të parë nga afër ecurinë e punimeve, duke theksuar se projekti ishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore dhe ishte përfshirë në programin e tij.

“Premtimet po i realizojmë të gjitha. Një nga një!”, ka shkruar Mexhiti, duke shtuar se shumë shpejt pritet të bëhet hapja e pishinës së re.

Sipas kryetarit të Çairit, investimi synon të krijojë kushte më të mira për fëmijët, duke u mundësuar atyre të mësojnë notin, të zhvillojnë talentin dhe të merren më shumë me sport.

“Besimin që na e dhatë po e kthejmë në punë, në investime dhe në premtime të realizuara. Ky është edhe një prej tyre. Vazhdojmë, sepse Çairi meriton edhe më shumë!”, ka deklaruar Mexhiti.

Projekti i pishinës së re në shkollën “7 Marsi” paraqitet si një investim në infrastrukturën sportive dhe në krijimin e mundësive të reja për fëmijët e kësaj komune.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button