Taravari: Përqindja e drejtorëve shqiptar në Klinika shumë më e madhe

Në vizitën e tij në repartin e Onkologjisë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari iu përgjigj pyetjes nëse po punëson më shumë drejtor maqedonas siç ka akuzuar opozita. Sipas tij, po ndodh e kundërta, shumë më shumë shqiptar janë vendosur në poste drejtuese nëpër klinika se sa që ka patur para  4 muajve dhe shumë të tjerë do të vendosen në vazhdim.

”Më duken qesharak, nuk më duken serioz, ne i zgjedhim kuadrot më profesionist, ka Klinika ku drejtorët janë shqiptarë, maqedonas, turq. Pra un mendoj se na duhen drejtor që janë menaxhues të mirë, janë të suksesshëm si kuadër dhe unë nuk besoj se përqindja e drejtorëve shqiptarë tani është më pak se më parë, madje mund të  them me plot përgjegjësi se është shumë më shumë se para katër muajve”, deklaroi Taravari.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button