Protesuesit mblidhen te zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë

Protestuesit janë mbledhur para zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë, derisa aty shihen edhe forca të shtuara të Policisë.
Protestuesit kanë shkuar në këmbë nga sheshet në qendër të Prishtinës ku kanë përcjellë vendimi e Speciales në drejtim të këtyre zyrave.
Ndërkohë partitë politike në vend kanë bërë thirrje për qetësi e maturi pas vendimit dënues për ish-krerët e UÇK-së.



