Spanjë – Francë, formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 21:00 luhet gjysmëfinalja e parë e Euro 2024 mes Spanjës dhe Francës.

Spanja e siguroi vendin në gjysmëfinale të Euro 2024 të premten, duke mundur nikoqirin, Gjermaninë në një ndeshje dramatike që përfundoi 1-1 në kohën e rregullt dhe ku Mikel Merino shënoi golin vendimtar në minutën e 119-të.

Franca kaloi Portugalinë në një ndeshje të pa gola, ku Theo Hernández shënoi penalltinë fituese në gjuajtjet nga pika e bardhë pasi João Félix i Portugalisë kishte gabuar.

Një gol nga penalltia dhe dy autogola është bilanci i “Gjelave” në fazën ofanzive në Euro 2024.

Këto janë formacionet e mundshme:

Formacioni i mundshëm i Spanjës (4-3-3): Simon; Navas, Nacho, Laporte, Cucurella; Rodri, Olmo, Fabian; Yamal, Morata, Williams.

Formacioni i mundshëm i Francës (4-3-3): Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Hernandez; Tchouameni, Kante, Rabiot; Dembele, Thuram; Mbappe.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button