Lamine Yamal u bë futbollisti më i ri që arriti 50 gola në një nga ligat elitare të Evropës

Mesfushori i Barcelonës, Lamine Yamal, shënoi dy gola kundër Rayo Vallecanos mbrëmë, në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi në kuadër të javës së tretë të La Ligës spanjolle. Goli i tij në minutën e 21-të ishte i 50-ti për “blaugranët” në të gjitha garat.

Në moshën 19 vjeç e 49 ditë, Yamal u bë lojtari më i ri nga cilido klub në pesë ligat më të forta evropiane që ka arritur shifrën e 50 golave që nga sezoni 2014/15.
Yamal është pjesë e Barcelonës që nga korriku i vitit 2023, ndërsa kontrata e tij është e vlefshme deri më 30 qershor 2031. Në sezonin 2025/26, ai shënoi 24 gola dhe regjistroi 14 asistime në 45 ndeshje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button