23 Tetori, Gashi: Të ndërtojmë një shtet me perspektivë për të gjithë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në Akademinë Solemne me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, me ftesë të kryeministrit Hristijan Mickoski.
Gashi theksoi se idealet e lirisë dhe shtetësisë duhet të shërbejnë si orientim për përparimin e vendit dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët.
“Vëmendjen duhet ta përqendrojmë te shteti që e kemi dhe që duam ta përparojmë: një shtet me më shumë mundësi, dinjitet, barazi dhe perspektivë për të gjithë qytetarët”, deklaroi Gashi.
Ai shtoi se rrugëtimi drejt së ardhmes europiane kërkon përgjegjësi, vizion dhe përkushtim.



