Sali në Bruksel takon Gert Jan Koopman: Integrimi evropian duhet të sjellë mundësi konkrete për qytetarët dhe bizneset

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Evropian, ku kanë diskutuar për avancimin e reformave dhe integrimin gradual të vendit në Bashkimin Evropian.

Përmes një njoftimi, Sali theksoi se procesi i integrimit evropian duhet të shoqërohet me përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset, si dhe me mbështetje të qëndrueshme nga institucionet evropiane.

“Integrimi evropian duhet të sjellë mundësi konkrete për qytetarët dhe bizneset tona”, deklaroi Sali, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes më të madhe të Maqedonisë së Veriut në politikat dhe programet e BE-së.

Ai shtoi se përkushtimi i vendit ndaj reformave duhet të ecë paralelisht me mundësi më të mëdha për përfshirje në mekanizmat evropianë.

Sali bëri të ditur se institucionet do të vazhdojnë angazhimin për ta bërë perspektivën evropiane gjithnjë e më të prekshme, me synimin e anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button