Boksierja kosovare Donjeta Sadiku siguron medaljen e artë në Taranto

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Lojëra Mesdhetare “Taranto 2026”, transmeton Anadolu.

Sadiku në finale e mposhti garuesen e Serbisë, Kristina Kuluhova, në kategorinë e femrave deri në 60 kilogramë.

Boksierja ruse që përfaqëson Serbinë u tërhoq pas lëndimit në raundin e dytë të meçit.

Kjo ishte fitorja e tretë e Sadikut për të arritur tek titulli më i lartë i kategorisë së saj.

Sadiku mundi në gjysmëfinale greken Sofia Legaki, ndërsa në ndeshjen e parë fitoi ndaj turkes Esmanur Lok për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button