Përshkallëzohen protestat në Tiranë, përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve, i vihet flaka Ministrisë së Mjedisit

Protesta kombëtare kundër qeverisë në Tiranë është shoqëruar me përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve, ndërsa revolta e qytetarëve është rritur pas ndërhyrjes së dhunshme të forcave të rendit që në fillim të tubimit.

Gjatë protestës, protestuesit i kanë vënë flakën Ministrisë së Mjedisit, ndërsa përplasjet me policinë kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

Efektivët kanë përdorur plumba gome, gaz lotsjellës, bomba shurdhuese dhe ujë me kimikate në përpjekje për të shpërndarë turmën. Si pasojë e ndërhyrjes policore, raportohet për protestues të lënduar.

Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, ku situata është tensionuar më tej, ndërsa policia ka vijuar me masa të ashpra për të shpërndarë demonstruesit.

Nga ana tjetër, protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të efektivëve, duke përshkallëzuar përplasjet mes dy palëve.

Protesta e sotme është pjesë e mobilizimit kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ka bërë thirrje për dialog, ndërsa protestuesit këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button