Gashi: Nuk është tërhequr Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, intervistën e parë, pas pushimit të deputetëve e ka dhënë në emisionin Click Plus në TV21.
Afrim Gashi ka sqaruar se Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është në rend dite. Ai nuk është tërhequr. Por, ka një rezistencë ndaj këtij ligji.
“Nuk është tërhequr Ligji. Pika është në rend të ditës. është thirrur debati. Unë e kam shfrytëzuar të drejtën e kryetarit të Kuvendit që është e paraparë me Rregullore që ti lihet mundësia kryetarit të Kuvendit të organizoje votim kur e konsideron se ka kushte për votim. Ky element më shumë është element politik. Jo gjithmonë janë cështjet teknike. Kur ka një ligj që mendoni ta kaloni, jeni të angazhuar. Nga ana tjetër, ka rezistencë. Gjithmonë duhet që dialogu, takimet mes të deputetëve të janë mënyra e artikulimit dhe gjetjes së zgjidhjes”, deklaroi Gashi.



