Afrim Gashi në pritjen për Ditën Kombëtare të Zvicrës: “Lidhjet mes vendeve tona janë të fuqishme”

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, me ftesë të ambasadorit zviceran në vend, Christoph Sommer.

Gashi ka vlerësuar miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa ambasadorit i ka përcjellë urimet për popullin zviceran.

“Pata kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, me ftesë të Ambasadorit të Zvicrës, Sh.T. Christoph Sommer.

Kjo ditë është një mundësi e veçantë për të vlerësuar miqësinë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, si dhe lidhjet e fuqishme që bashkojnë vendet tona.

I shpreha mirënjohjen Ambasadorit për ftesën dhe i përcolla urimet më të përzemërta për popullin zviceran me rastin e Ditës Kombëtare.”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button