Sky News fshin postimin në X mbi tifozët izraelitë të futbollit që thërritën slogane raciste

Sky News me bazë në Mbretërinë e Bashkuar fshiu një postim në X rreth tifozëve izraelitë që thërritën komente raciste përpara ndeshjes së futbollit të Ligës Europa të UEFA-së në këtë javë në Amsterdam, transmeton Anadolu.

“Tifozët e Maccabi Tel Avivit kanë rrëzuar flamujt palestinezë dhe kanë brohoritur slogane raciste antiarabe”, thuhej në postimin e fshirë në X.

Disa në rrjetet sociale kanë reaguar për heqjen e videos pas shpërndarjes. Ata thonë se gazeta ka censuruar veten.

“Videoja shpjegon të vërtetën rreth huliganëve izraelitë të futbollit që bënë një trazira raciste në qytet këtë javë”, shkroi në X Asa Winstanley, gazetar investigativ me origjinë hebraike.

– Tifozët izraelitë provokuan incidente

Tifozët izraelitë sulmuan dhe provokuan mbështetësit propalestinezë para dhe gjatë ndeshjes së 7 nëntorit midis Ajaxit dhe Maccabi Tel Avivit në kryeqytetin holandez.

Gjatë një minuti heshtjeje për viktimat e përmbytjeve në Spanjë para ndeshjes, tifozët izraelitë vazhduan të fishkëllenin, të brohoritnin dhe të thërisnin parulla antiarabe.

Të paktën 62 persona janë arrestuar deri më tani lidhur me këto incidente.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button