Taravari: Jam shumë optimist se do të ketë ndryshime kushtetuese para Vitit të Ri
Ministri i Shëndetësi dhe njiherit edhe njëri krerët e VLEN-it, Arben Taravari, ka deklaruar se ai është optimist se para Vitit të ri do të ndodhin ndryshime kushtetuese, me çka edhe do të hapet rruga për fillimin e bisedimeve me BE-në.
“Do të ketë ndryshime kushtetuese mendoj. Unë jam shumë optimist se deri Vitin e Ri, do të gjejmë mundësi për të..për ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Taravari.