Shpërthim në preiferi të Damaskut, raportohet për viktima

Disa persona u vranë dhe u plagosën pasi një bombë shpërtheu në një minibus pasagjerësh në lagjen Jaramana në periferi të Damaskut, raportoi media shtetërore siriane, transmeton Anadolu.
Televizioni shtetëror Al-Ikhbariya njoftoi se një pajisje shpërtheu brenda minibusit, por nuk specifikoi numrin e viktimave.
Transmetuesi nuk dha detaje të tjera lidhur me rrethanat e shpërthimit.
Ministria e Brendshme e Sirisë dhe autoritetet e sigurisë nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare në kohën e publikimit, ndërsa asnjë grup nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin.



