Agim Bislimi emërohet drejtor i ri i Muzeut të Kumanovës

Agim Bislimi është emëruar drejtor i ri i Institucionit Nacional “Muzeu i Kumanovës”, raporton KumanovoNews, përcjell Televizioni FESTA.

Bislimi zotëron diplomë master në inxhinieri ndërtimi, pasi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë në Prishtinë, dhe ka qenë pjesë e ekipit të Muzeut të Kumanovës si dokumentalist që nga viti 2009. Më parë, ai ka punuar për Qeverinë dhe Ministrinë e Kulturës.

“Bislmi i pajisur me njohuri të gjera mbi funksionimin e institucionit, prioritetet e tij do të përfshijnë zhvillimin e vazhdueshëm dhe modernizimin e aktiviteteve të muzeut, përmirësimin e kushteve të punës, ruajtjen dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore, si dhe zbatimin e projekteve që synojnë ta afrojnë muzeun me qytetarët, të rinjtë dhe vizitorët. Muzeu i Kumanovës do të vazhdojë të zhvillohet si një institucion kulturor modern dhe si një ruajtës jetik i trashëgimisë kulturore dhe historike të rajonit,” theksuan nga Muzeu i Kumanovës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button