Presidenti turk Erdogan nesër për vizitë pune në Arabinë Saudite

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të zhvillojë të premten vizitë pune njëditore në Arabinë Saudite, njoftoi drejtori i Komunikimeve, Burhanettin Duran, transmeton Anadolu.
Gjatë vizitës, Erdogan pritet të takohet me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, si dhe me Kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha Duran në një postim në platformën sociale turke NSosyal.
Nuk u dhanë menjëherë detaje të tjera lidhur me agjendën e takimeve.



