Senati miraton rezolutë për kufizimin e kompetencave ushtarake të presidentit të SHBA-së

Senati amerikan mbrëmë miratoi një rezolutë për kompetencat ushtarake të presidentit të SHBA-së, e cila në praktikë do t’i jepte fund luftës me Iranin, përveç nëse presidenti Donald Trump merr miratim nga Kongresi i SHBA-së.

Rezoluta u miratua me 50 vota “pro” dhe 47 “kundër”, ndërsa katër republikanë votuan së bashku me demokratët në mbështetje të kësaj mase.

Ky rezultat përbën një fitore për ligjvënësit që besojnë se Kongresi, dhe jo presidenti, duhet të ketë autoritetin për të dërguar trupat amerikane në luftë, siç parashikohet në Kushtetutën e SHBA-së.

Megjithatë, rezoluta ende duhet të kalojë procedura të tjera ligjvënëse, përfshirë votimin në Dhomën e Përfaqësuesve, ku republikanët kanë shumicën, si dhe mundësinë e përdorimit të vetos presidenciale.

Senatori Tim Kaine, propozues i rezolutës, deklaroi se armëpushimi aktual i jep mundësi Trump-it të paraqesë argumentet e tij para Kongresit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button