Disa zona të Shkupit sot pa energji elektrike

Nga EVN Macedoni njoftojnë se gjatë ditës së sotme pa energji elektrike do të mbeten pjesë të komunave Qendër, KiselLa Vodë dhe Karposh.
- Në periudhën nga ora 09:00 deri në 12:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “Crvena Voda” nr. 7.
- Në periudhën nga ora 09:00 deri në 13:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “Sasa” – krahu 24.
- Në periudhën nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “6” në lagjen Bardovc.
- Në periudhën nga ora 09:15 deri në 15:15, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rrugët “Samoilova” dhe “Joakim Krçovski”, si dhe objekti i Muzeu i Artit Bashkëkohor – Shkup.



