Helikopterë nga Sllovenia, Turqia, Serbia dhe Mali i Zi po shuajnë zjarret, pritet të mbërrijë edhe një aeroplan nga Rumania

Në zjarrin e malit Serta në zonën e Negotinës, po dërgohen katër helikopterë, dy të ushtrisë dhe një helikopter të policisë dhe do t’u bashkohet edhe një helikopter i Malit të Zi. Në territorin e Komunës së Gjevgjelisë mbi fshatin Negorc po dërgojmë dy helikopterë sllovenë, ndërsa në komunën e Novosellës në malin Ograzhden po dërgojmë një helikopter të madh nga Turqia dhe një nga Serbia me pesë tonë ujë. Kështu ka bërë të ditur sot në mëngjes, drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, i cili përmes një video ka bërë të ditur se si do të bëhet aksion për shuarjen e zjarreve gjatë ditës, duke theksuar se pret të vendoset kontroll mbi zjarrin e madh që digjet prej ditësh në malin Serta, transmeton Portalb.mk.
“Po ashtu do të nisen të gjithë ‘ertraktorët’, tre nga DMSh dhe dy ‘ertractors’ turq së bashku me atë kanadez nga Kroacia në malin Serta në territorin e Komunës së Shtipit pas fshatit Dragoevo. Në të gjitha vendet ku do të operojë avioni, ne kemi njësi zjarrfikëse në terren, të cilave u bashkohen 100 ushtarë të ushtrisë dhe 30 pjesëtarë të policisë”, tha ai.
Siç njoftoi Angelov, avioni Herkules nga Rumania, i cili bart të ashtuquajturat bomba uji prej më shumë se pesë tonësh. Së bashku me të do të ulet edhe një aeroplan tjetër, i cili shërben si logjistikë.
“Ka ende disa zjarre në territorin e shtetit, të cilat do të kërkojnë mbështetje ajrore, në komunat Çashkë, Dollnen, Studeniçan, Zelenikovë, ka zjarr nën majën e Solunska Gllavës, si dhe zjarri afër Radovishit , për të cilin pritet të vendoset nën kontroll”, thotë Angelov.