VLEN: Hajdutëria sinonim i BDI-së – Qeverisja e tyre mbi 20 vjeçare është fajtore për eksodin e të rinjve shqiptarë

Në seancën qeveritare në të cilën në rend dite ishte ribalanci i buxhetit, ku mes tjerash u siguruan 100 milionë euro për komunat dhe rritja e pensioneve për 2.500 denarë menjëherë dhe 2.500 tjera vitin e ardhshëm, njoftojnë n ga koalicioni VLEN.

“Për hirë të transparencës të cilin e kemi premtuar koalicioni VLEN ka konstatuar se qeverisja e kaluar në krye me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) e ka lënë buxhetin në gjendje katastrofale. BDI e ka vjedhur buxhetin e shtetit pamëshirshëm. Qeverisja e tyre mbi 20 vjeçare i ka lënë qytetarët, veçanarisht vendbanimet shqiptare pa një kokërr shprese, ku kemi eksod të të rinjve shqiptarë. Kjo parti, përveç se ka qenë e njohur për hajdutri, ka dëshmuar mungesë të plotë transparence dhe përgjegjësie, duke shkatërruar besimin e qytetarëve në institucionet publike”, shkruan në kumtesën e VLEN.

Koalicioni i partive shqiptare në Qeveri numëron disa gjetje që kanë konstatuar gjatë kontrollit të buxhetit.

“- Buxhet në gjendje alarmante: Gjatë kohës që BDI ka qenë në qeveri, buxheti është menaxhuar
në mënyrë katastrofike, duke lënë vendin në një situatë financiare shumë të vështirë.
– Nepotizëm i hapur: Emërimet të cilat ajo i ka bërë gjatë qeverisjes së tyre kanë qenë maja e
ajsbergut të një kulture të nepotizmit, ku pozitat kyçe kanë qenë të mbushura me individë që
punën e parë e kanë pasur drejtor, ndërsa si parim e kanë pasur shqiptarë i mirë është vetëm
shqiptari i afërt dhe besnikë i partisë.
– Korrupsion dhe abuzim me pushtetin: BDI ka shfrytëzuar çdo mundësi për të përfituar në
mënyrë të pandershme, duke neglizhuar interesat e qytetarëve dhe duke shkatërruar besimin
në institucionet publike”

Koalicioni VLEN thot se është i vendosur të nxjerr në sipërfaqe vetëm më të mirët me qëllim që të ketë qeverisje të ndershme, transparente dhe të përgjegjshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button