Adnan Azizi “ia ul veshët” Dimitrievskit: Pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj deklaratave të Lëvizjes ZNAM lidhur me mundësinë e mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, duke rikujtuar se të njëjtat qëndrime ishin shprehur edhe nga ana e ish ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, por dihet se si përfundoi puna e tij.

“Mos i merrni seriozisht ZNAM-in e Maksit. Ata thoshin se nuk mund të shkarkohet Fillkovi, por e dini si përfundoi kjo histori”, ka thënë Azizi.

Provimi i jurisprudencës, thekson ai, do të jepet në gjuhën shqipe i pëlqeu kjo ZNAM-it ose jo, “sepse për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i”.

“Nuk ngjallet një parti e vdekur me deklarata shoviniste. Përkundrazi, do të fundoset edhe më shumë”, ka deklaruar Azizi.

Me këtë reagim, deputeti i VLEN-it përcjell mesazhin se qëndrimi i VLEN-it për realizimin e të drejtës së studentëve shqiptarë për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe mbetet i pandryshuar, pavarësisht kundërshtimeve të njërit prej partnerëve të koalicionit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button