Britania duhet të veprojë “më me vendosmëri” për Gazën, thotë ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm britanik, Ed Miliband, ka deklaruar se Britania e Madhe duhet të veprojë “më me vendosmëri” përballë krizës humanitare në Gaza.
Në një video të publikuar në Instagram, Miliband tha: “Sapo dola nga ky takim ku diskutuam për Gazën me njerëz që kanë qenë atje, që janë atje, në terren. Sinqerisht, ajo që po ndodh është e tmerrshme.”
Ai tha se ekspertët i kishin folur për “bllokimin e ilaçeve” dhe për “fëmijë që po vdesin ndërsa presin trajtimin jetik që mund t’u shpëtojë jetën”.
Miliband shtoi: “Ne, si qeveri e Mbretërisë së Bashkuar, si kryeministër, duhet të veprojmë – dhe të veprojmë më me vendosmëri sesa kemi vepruar deri tani.” /Al Jazeera/



