Raport: Netanyahu i kërkoi Trump-it të mos i heqë sanksionet ndaj Sirisë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi Presidentit Donald Trump të mos heqë sanksionet amerikane ndaj Sirisë gjatë vizitës së tij në Uashington muajin e kaluar, raportoi agjencia AP, duke cituar një zyrtar izraelit që foli në kushte anonimiteti.
Trump të martën tha se do të lehtësonte sanksionet ndaj Sirisë dhe do të ndërmerrte hapa për të rivendosur marrëdhëniet me udhëheqësin e ri të saj, Ahmed al-Sharaa.