Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

Deputetja e VLEN-it, Imërlije Saliu, në emisionin “Ballë për ballë” në Televizionin News, ka deklaruar se gjatë dy viteve e gjysmë të qeverisjes, VLEN ka rezultate konkrete për të cilat, sipas saj “ka për çka të flitet”.

Saliu ka veçuar avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucione, duke theksuar se tashmë do të mundësohet mbajtja e provimeve edhe në gjuhën shqipe.

“Angazhimi ynë ka të bëjë me avancimin e gjuhës shqipe. Në shumë institucione, ku bëhet fjalë për qindra provime, nga një praktikë ku provimet janë mbajtur në gjuhën maqedonase, kalohet drejtpërdrejt në gjuhën shqipe. Kjo ndodh për herë të parë gjatë qeverisjes së VLEN-it”, deklaroi Saliu.

Ajo përmendi edhe projektet infrastrukturore, duke veçuar rrugën Shkup–Bllacë dhe projektin e rrugës Tetovë–Prizren.

Gjithashtu, Saliu theksoi ndërtimin e kampusit universitar “Nënë Tereza”, investim që kap vlerën prej 34 milionë eurosh.

“Për dy vite e gjysmë qeverisje kemi çka të flasim”, përfundoi deputetja e VLEN-it, duke renditur këto projekte si pjesë të rezultateve të punës së pjesëmarrjes në qeveri.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button