Bekim Sali përmbyll festimet e 28 Nëntorit në Tiranë, merr pjesë në pritjen e Presidentit Bajram Begaj

Zëvendëskryeministri Bekim Sali ka përmbyllur aktivitetet e 28 Nëntorit në Tiranë, ku ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Pas pjesëmarrjes në ceremoninë e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë, Sali ka qenë i pranishëm edhe në pritjen në Presidencë, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj feste për historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.
“Ditën e sotme, në këtë 28 Nëntor të veçantë, kur shënojmë 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, e përmbyllëm në Tiranë, në pritjen e organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Me ftesë të Presidentit Begaj, pata kënaqësinë të jem pjesë e kësaj pritjeje solemne, në një ditë që na rikujton rrugëtimin tonë kombëtar, sakrificën e brezave dhe dashurinë për flamurin.
Nga Vlora, aty ku 114 vjet më parë u ngrit Flamuri i Pavarësisë, deri në këtë pritje në Presidencë, sot e ndjemë edhe një herë se sa shumë na bashkon historia jonë.
Një flamur, një histori, një komb! Gëzuar 28 Nëntorin!”, ka shkruar Bekim Sali.


