Kurti: Kruja, Vlora e Drenica – trashëgimia që na ndriçon të ardhmen

Kryeministri Albin Kurti ka kryer homazhe në Prekaz, në ditëlindjen e kryekomandantit Adem Jashari.

Kurti i ka vlerësuar tri ngjarje të që e bëjnë 28 Nëntorin historik.

“Në Prekaz, nga Vlora. 28 Nëntori nuk është vetëm Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e Flamurit Kombëtar, por edhe ditëlindja e kryekomandantit Adem Jashari dhe e shpalljes publike të UÇK-së në Llaushë nga Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi e Daut Haradinaj. Kruja e Skënderbeut në mes të shekullit XV, Vlora e Ismail Qemalit dhe Drenica e Adem Jasharit, në fillim e në fund të shekullit XX, janë trashëgimia e lavdishme historike e 28 Nëntorit që na e ndriçon të ardhmen e këtij shekulli të ri”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button