Mexhiti dhe Kasami përmbyllin festimet e 28 Nëntorit në Kumanovë: Amaneti i gjeneratave na obligon ta ruajmë krenarinë kombëtare

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami e kanë përmbyllur manifestimin qendror për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit në Kumanovë, në praninë e shumë mysafirëve dhe simpatizantëve.
Manifestimi është zhvilluar në një atmosferë festive me mesazhe për rëndësinë historike të kësaj date e cila simbolizon sakrificën, qëndresën dhe përpjekjet e shumë gjeneratave për lirinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.
Mexhiti dhe Kasami kanë theksuar përkushtimin për të ruajtur amanetin e të parëve dhe për ta mbrojtur atë në vazhdimësi.
“Vazhdojmë me përkushtim të mbrojmë këtë amanet, çdo ditë, çdo çast dhe me gjithë kapacitetin tonë. Kumanova”, kanë theksuar ata.



