OKB-ja zgjedh diplomatin jordanez në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

I dërguari i Jordanisë në OKB, Mahmoud Daifallah Hmoud, sot u bë anëtari më i ri i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) gjatë një zgjedhjeje nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe Këshilli i Sigurimit, raporton Anadolu.

Duke marrë shumicën e kërkuar të votave në të dyja seancat, Hmoud u zgjodh për të mbushur vendin bosh pas dorëheqjes së gjyqtarit Nawaf Salam.

Mandati i tij do të jetë nga 27 maji deri më 5 shkurt 2027.

Salam, kryegjyqtar i GJND-së, dha dorëheqjen në janar, gati dy vjet para përfundimit të planifikuar të mandatit të tij si anëtar dhe president i gjykatës, i cili ishte caktuar të skadonte më 5 shkurt.

Para dorëheqjes së tij, Salam u emërua për të formuar një qeveri të re në Liban.

Presidenti i GJND-së zgjidhet brenda gjykatësve të gjykatës së lartë me anë të votimit të fshehtë për një mandat trevjeçar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button