Njerëzit në Gaza ose vdesin nga uria, ose vriten duke kërkuar ushqim

Turma palestinezësh të dëshpëruar dhe të uritur ecin nëpër lagje të bombarduara, aty ku dikur ishin shtëpitë e tyre, në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Ata nisen në mbrëmje, me shpresën se do të jenë të parët që do të mund të kapin një thes miell. Nuk e dinë as nëse kamionët me miell do të arrijnë fare atë natë – apo atë ditë. Por thonë se është një rast që nuk mund ta humbin.

Së fundmi, Izraeli ka lejuar një sasi të kufizuar mielli të hyjë në veri të Gazës. Nuk ka asnjë mekanizëm të qartë shpërndarjeje dhe familjet e dëshpëruara thonë se nuk kanë tjetër zgjidhje përveçse të përpiqen ta marrin drejtpërdrejt nga kamionët.

Në tregjet lokale të qytetit të Gazës, pothuajse nuk ka më fare ushqim. Edhe pak perime që vijnë nga fermat në jug të Gazës janë shumë të shtrenjta. Dy domate mund të kushtojnë deri në 8 dollarë – një çmim pothuajse i paarritshëm për shumicën. Njerëzit këtu thonë se ose vdesin nga uria, ose vriten duke kërkuar ushqim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button