Një burrë nga Ohri është arrestuar për shantazh dhe zhvatje

SPB Ohër në bashkëpunim me Departamentin për Policinë Kriminale dhe në koordinim me SPB Shtip kanë arrestuar një 37 vjeçar nga Ohri, duke vepruar sipas telegramit të dërguar më parë nga prokuroria e Koçanit në lidhje me “shantazh” dhe “zhvatje”.

“Në stacionin e autobusëve, i arrestuari e ka marrë pakon e dedikuar për të, e cila përmbante 300 euro në prerje prej nga 50 euro, e cila më herët ishte shënjuar me urdhër të Repartit për Punë të Brendshme të Shtipit. Pas urdhrit të marrë paraprakisht nga gjyqtari për procedurë paraprake nga Ohri, ndaj personit është kryer kontrolli, gjatë të cilit janë gjetur kartëmonedhat e shënuara. Gjithashtu, me urdhër të gjykatës, në banesën e tij është bërë kontrolli, gjatë të cilit janë gjetur disa sende të cilat dyshohet se janë nga veprat penale”

Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button