Nga 6 deri më 17 maj regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare

Nga 6 maji deri më datën 17 maj 2026 do të jetë i hapur afati për të aplikuar për regjistrim për qytetarët që synojnë të votojnë nga jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme të 7 qershorit 2026, raporton Anadolu.

Qytetarët me të drejtë vote jashtë territorit të Kosovës mund të votojnë në dy mënyra, përmes postës dhe në përfaqësitë diplomatike kosovare në vende të huaja.

Votimi nëpërmjet postës do të jetë i hapur për 12 ditë me radhë, nga data 25 maj deri më 6 qershor. Derisa, votimi në përfaqësi diplomatike bëhet një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, pra më 6 qershor, nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 7 të mbrëmjes.

Në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2026 ishin mbi 70 mijë aplikime për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës.

Sot në Kosovë gjithashtu nis edhe periudha që i ofron mundësinë votuesve të ndryshojnë qendrën e votimit brenda komunës ku ata banojnë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button