Mickoski: Qëndrimi është vetingu, ndërsa pas perdeve është fletorja nga ku vijnë vendimet nga Reçica e Vogël

Kryeministri Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për pyetjet e deputetëve, theksoi se për BDI-në vetingu është thjesht qëndrim publik, ndërsa vendimet reale merren “në prapaskenë”, në Reçicë  të Vogël. Mickoski nënvizoi se reformat në sistemin gjyqësor dhe prokurorial po fillojnë dhe se këto institucione më në fund do të jenë të pavarura.

“Për Gjykatën Kushtetuese, mendova se po bëni shaka. Kur shohim përbërjen e saj, duket si një shaka e 1 prillit. Megjithatë, në një situatë ku askush nuk beson më që nuk ka ndikim partiak në gjyqësor, dhe Gjykata Kushtetuese është një shembull i qartë i asaj që quhet ‘gjyqësori i Katsarskës’, ju thoni se është VMRO-DPMNE që po ushtron presion. Të gjithë këta gjyqtarë janë zgjedhur nga shumica e cila tani është opozitë, pra nga BDI dhe LSDM. Në këtë rast, si mund të thoni se është VMRO-DPMNE që po ndikon në vendimet e Reçicës së Vogël, duke ngritur pyetje për të fituar pikë politike?” – u shpreh kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti, i cili akuzoi për ndërhyrje në gjyqësor.

Kryeministri Mickoski i kujtoi Bexhetit se është BDI-ja ajo që nuk duhet të ushtrojë presion mbi Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet e tjera gjyqësore.

“Ndikimi që ndihet ende në sistemin gjyqësor dhe prokurorial më në fund do ta depolitizojmë, dhe ky është qëllimi ynë. Ka pasur një periudhë ku kemi pritur propozime dhe sugjerime për reforma, si një qeveri e përgjegjshme që dëshiron të dëgjojë. Por për fat të keq, nuk kemi marrë asnjë sugjerim konkret që mund të aplikohet. Javën e ardhshme do të zhvillojmë një mbledhje koordinuese dhe do të fillojmë reformat. Fillojmë me Këshillin Gjyqësor dhe pastaj me Këshillin e Prokurorëve Publikë”, theksoi Mickoski.

Më tej, Mickoski komentoi se po shihet ndikimi i politikës edhe në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, ku përfshihen persona të afërt me ish-funksionarë të lartë, përfshirë vëllezër, kushërinj dhe madje motra të një deputeteje dhe kryetareje të Unionit të Grave të LSDM-së.

“Situata në gjyqësor është alarmante dhe besoni se shumë shpejt kjo qeveri do të ndërmarrë hapa për të cilat të gjithë do të ndihen krenarë, dhe që do të reflektohen në raportin e ardhshëm të progresit nga Komisioni Evropian”, përfundoi Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button