Siljanovska-Davkova uron Ilijana Jotovën për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Bullgari: Me vullnet të mirë mund t’i tejkalojmë sfidat

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i ka përcjellë urimet Ilijana Jotovës për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Bullgari.
Në urimin e saj, Siljanovska-Davkova ka shprehur besimin se me vullnet të mirë, dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë mund të tejkalohen sfidat dhe të ndërtohen marrëdhënie më të mira ndërmjet dy vendeve.
Mesazhi i presidentes vjen në një moment kur marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë vazhdojnë të jenë në fokus të zhvillimeve politike dhe diplomatike.
Ajo ka theksuar rëndësinë e gatishmërisë për bashkëpunim dhe të përpjekjeve të përbashkëta për tejkalimin e dallimeve.



