Deputetja e VLEN-it i përgjigjet VMRO-së: Vota e VLEN-it nuk bashkohet me Levicën!

Deputetja e VLEN-it, Valbona Adili Emini, ka reaguar ndaj kritikave të VMRO-DPMNE-së, duke kundërshtuar barazimin e votës së VLEN-it me atë të Levicës dhe LSDM-së.
Në një status publik, Adili Emini e ka cilësuar kontradiktore kërkesën për votat e Levicës dhe LSDM-së mbi baza nacionale, ndërsa më pas VLEN-in ta akuzojnë si koalicion.
“Të kërkosh votat e Levicës e LSDM-së mbi baza nacionale, dhe më pas të akuzosh VLEN-in si koalicion, është kontradiktore dhe nuk ka asnjë sens politik”, ka shkruar deputetja.
Ajo ka theksuar se vota nacionale dhe vota qytetare janë dy koncepte që nuk mund të bashkohen.
“Dy gjëra të kundërta nuk bashkohen. Ose kërkon vota me bazë nacionale, ose vota qytetare”, përfundon reagimi i saj.



