ALTA Banka Manastir vendoset në “listën e vëzhgimit” të Bursës së Maqedonisë

ALTA Banka SHA Manastir është përfshirë në “listën e vëzhgimit” të Bursës së Maqedonisë. Vendimi është marrë nga Bordi i Drejtorëve, në përputhje me nenin 61-a të Rregullave të Kotimit.

Nga Bursa e Maqedonisë informojnë se qëllimi është të tërhiqet vëmendja e investitorëve dhe të sigurohet informim shtesë për situatën e krijuar në bankë.
Si arsye për këtë vendim përmendet vendimi i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vendosjen e administrimit në ALTA Banka SHA Manastir.
“Lista e vëzhgimit” publikohet në faqen e internetit të Bursës së Maqedonisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button