“Me zemër të thyer e pikëllim të thellë”, edhe familja jep lajmin e trishtë për tre shtetasit e Kosovës

Familjarët e tre kosovarëve që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në rrugën nga Pika Kufitare Bllacë drejt Shkupit, kanë dalë me njoftim pas ngjarjes së rëndë.

Në një postim në Facebook, familjari ka bërë të ditur se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të njoftohen me kohë, transmeton Klankosova.tv.

“Me zemër të thyer dhe me pikëllim të thellë ju njoftojmë se, si pasojë e një aksidenti të rëndë në Maqedoninë e Veriut, nipi ynë Ejupi, mbesa jonë Fatmirja dhe kunata jonë Xheneta kanë marrë udhën e amshimit. Tre shpirtra të bardhë iu bashkuan parajsës, ndërsa neve na mbetet t’i kujtojmë me dashni dhe të lutemi për ta”, ka shkruar ai.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, rasti është raportuar më 19 korrik 2026, rreth orës 22:35, kur në SPB Shkup është njoftuar për një automjet të tipit “Mercedes” me targa gjermane, i cili ishte përmbysur në këtë aks rrugor.

Policia, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka konstatuar se në automjet ndodheshin tre persona të pajetë – një mashkull dhe dy femra. Vdekja e tyre është konfirmuar nga ekipet e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button