Astrit Iseni reagon pas tragjedisë në Bllacë: Ngushëllime familjeve të viktimave

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të tre shtetasve të Kosovës, të cilët humbën jetën në aksidentin e rëndë në rrugën Bllacë-Shkup.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të tre shtetasve të Republikës së Kosovës, të cilët humbën jetën në aksidentin e rëndë.
Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të të ndjerëve, të afërmve dhe miqve të tyre.
Ndaj dhimbjen me të gjithë dhe lutem që Zoti t’u japë forcë, durim dhe ngushëllim për ta përballuar këtë humbje të madhe.
Qoftë i përhershëm kujtimi për ta dhe u prehshin në paqe”, ka shkruar Iseni.



