Bogovina me projekte të reja infrastrukturore, Saliu: Do të mbështesim çdo investim

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka qëndruar sot në komunën e Bogovinës, ku ka marrë pjesë në përurimin e dy rrugëve në fshatrat Pirok dhe Kallnik, si dhe ka vizituar disa projekte që janë në realizim dhe biznese lokale.

Përmes një njoftimi, Saliu ka theksuar se gjatë vizitës kanë pasur mundësinë të shohin nga afër punimet dhe ndryshimet që po realizohen në terren.

Ajo ka vlerësuar angazhimin e kryetarit të Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, duke theksuar përkushtimin e tij për t’i dhënë komunës një dinamikë të re zhvillimi.

“Si deputete e kësaj zone, mbështetja për çdo projekt që përmirëson jetën e qytetarëve mbetet përgjegjësi dhe angazhim i përbashkët”, ka deklaruar Saliu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button