Martinez transferohet tek Interi, Genoa sqaron situatën me Gudmundsson

Drejtori Sportiv i Genoas, Marco Ottolini ka konfirmuar se portieri Josep Martinez o të transferohet te Interi, teksa pritet që të enjten gardiani spanjoll të kryejë edhe testet mjekësore për llogari të zikaltërve.

Duke folur për median italiane, Ottolini tha se zyrtarët e klubeve po shkëmbejnë dokumentacionin e marrëveshjes, teksa komentoi edhe zërat për një interesim të zikaltërve për sulmuesin islandez Gudmundsson.

“Josep Martinez është drejt kalimit te Interi. Administrata po përgatit dokumentacionin e nevojshëm, që do të sillte edhe zyrtarizimin e marrëveshjes. Sa i përket Gudmundsson ka pasur vetëm telefonata, sondazhe dhe një interes paraprak nga zikaltrit, por asnjë ofertë konkrete. Albert do të bashkohet me skuadrën të hënën dhe nëse nuk vjen oferta e duhur, atëherë do të qëndrojë te ne edhe sezonin e ri”, u shpreh Ottolini.
Marrëveshja e transferimit të Josep Martinez te Interi u arrit për shifrën e 12 milionë eurove, që mund të shkojë deri në 15 bashkë me bonuset e parashikuara, teksa gardiani spanjoll është gati të alternohet me Yann Sommer në portën zikaltër.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button