Luka Modriç mbyll sezonin parakohe pas lëndimit të rëndë në derbin ndaj Juventusit

Veterani kroat, Luka Modriç, e mbyll sezonin parakohe me fanellën e Milanos, pasi pësoi një lëndim serioz në fytyrë gjatë derbit kundër Juventusit.
Kontrollet mjekësore të kryera sot kanë treguar një thyerje të dyfishtë të kockës së mollëzës, gjë që do të thotë se lojtari me përvojë nuk do të jetë në dispozicion për të luajtur deri në fund të sezonit. Megjithatë, sipas mediave kroate, pjesëmarrja e tij në Kampionatin Botëror për momentin nuk është në pikëpyetje.

Modriç e pësoi lëndimin pas një përplasjeje me kokë me Manuel Locatellin, rreth dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes. Ndërsa Locatelli shpëtoi pa pasoja, Modriq u detyrua të lëshonte fushën.

Për momentin mbetet e paqartë nëse do të jetë e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale apo do të aplikohet një trajtim konservativ.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button