Kuvendi miraton marrëveshjen për kalimet e përbashkëta kufitare me Shqipërinë, Saliu: Urime për të gjithë qytetarët!

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka përshëndetur miratimin e Propozimligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me Shqipërinë për vendkalimet e përbashkëta kufitare.
Ajo bëri të ditur se marrëveshja parasheh vendosjen e pesë vendkalimeve të përbashkëta kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Më në fund, kaloi Propozimligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Shqipërinë për vendkalimet e përbashkëta kufitare, i cili parasheh vendosjen e pesë vendkalimeve të përbashkëta kufitare ndërmjet dy vendeve. Urime për të gjithë qytetarët!”, ka shkruar Saliu.



