Zv/kryeministri i Parë, Bekim Sali: One Stop Shop me Shqipërinë bëhet realitet!

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka reaguar pas miratimit të marrëveshjes për vendosjen e kalimeve të përbashkëta kufitare me Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një hap drejt lehtësimit të qarkullimit dhe afrimit të dy vendeve.

Sali përmes një njoftimi në rrjetet sociale tha se marrëveshja do të sjellë më pak pritje në kufi, më shumë lehtësi për qytetarët dhe bashkëpunim më të afërt mes dy shteteve.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me kalime të përbashkëta kufitare. Më pak pritje, më shumë lehtësi dhe më shumë afërsi mes dy vendeve. Urime të gjithëve!”, shkroi Sali.

Megjithatë, ai kritikoi Ali Ahmetin dhe deputetët e tij, duke pretenduar se ata nuk e mbështetën marrëveshjen dhe zgjodhën të mos merrnin pjesë në votim.

“Edhe sot, dikujt i pengoi afrimi me Shqipërinë! Ali Ahmeti dhe çirakët e tij politikë, në vend që të mbështesnin marrëveshjen, zgjodhën ikjen nga votimi. Kur është në pyetje Alta Banka, dalin ortakë. Kur është në pyetje Shqipëria, ikin nga seanca!”, deklaroi Sali.

Në reagimin e tij, zëvendëskryeministri e paraqiti marrëveshjen si një mundësi për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe për të forcuar lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button