Imerlije Saliu: Opozita shqiptare bllokon marrëveshjen me Shqipërinë, pastaj kërkon vazhdimin e seancës

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka reaguar ndaj veprimeve të opozitës shqiptare në Kuvend, duke e akuzuar për hipokrizi dhe bllokim të punës parlamentare.
Përmes një statusi, Saliu ka bërë të ditur se edhe në seancën e 129-të, opozita shqiptare ka përdorur procedurat për të penguar ratifikimin e Marrëveshjes me Shqipërinë për vendkalimet e përbashkëta kufitare.
Ajo e ka cilësuar këtë sjellje si hipokrizi, pasi, sipas saj, të njëjtët deputetë që bllokojnë punën e Kuvendit, më pas kërkojnë vazhdimin e seancës.
„Vetë e bllokojnë punën e Kuvendit, pastaj kërkojnë vazhdimin e saj“, ka shkruar Saliu.



