Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat në Kuvend, Bekim Sali: Vlerë kushtetuese dhe shtetërore

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se sot në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrdhënie Ndërmjet Bashkësive është shqyrtuar në lexim të parë Propozim-Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat.
Sipas Salit, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është çështje partiake, por vlerë kushtetuese dhe interes shtetëror.
“Sot në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive u shqyrtua në lexim të parë Propozim-Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat.
Ky ligj për herë të parë e rregullon këtë çështje në nivel ligjor dhe krijon një zgjidhje të qëndrueshme institucionale për garantimin e përfaqësimit të drejtë të të gjitha bashkësive në institucionet publike.
Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është çështje partiake, por vlerë kushtetuese, interes shtetëror dhe pjesë e pandashme e karakterit multietnik të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Sali.



