Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg!
Një veturë është përplasur me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg, duke lënë të vdekur të paktën 11 njerëz.
Siç ka mësuar gazeta gjermane, Die Welt nga qarqet e sigurisë, i dyshuari për sulmin është një burrë nga Arabia Saudite i lindur në vitin 1974.
Thuhet se ai ka arritur në Gjermani në vitin 2006 dhe ka punuar si mjek.
Gjithashtu raportohet se mbi 80 persona janë plagosur gjatë sulmit, i cili po hetohet si terrorist.
Ndryshe, Magdeburg, në perëndim të Berlinit, është kryeqyteti i provincës së Saksisë-Anhalt dhe ka 240 mijë banorë.